Dhjetëra njerëz mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në Gjermaninë lindore, njoftoi policia në Poloni dhe agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Përplasja ndodhi mes një kamionidhe një autobusi polak në autostradën A 12 në shtetin e Brandenburgut midis qyteteve Storkow dhe Fredersdorf.

Policia gjermane tha se 52 persona u plagosën, duke përfshirë 10 me lëndime të rënda, tha DPA. Një person mësohet se është në gjendje kritike.

Në vendngjarje kanë qenë tre helikopterë, ambulanca dhe policë, ndërsa pjesa e autostradës është mbyllur.

Policia tha se kamioni, i cili po udhëtonte në drejtim të Berlinit, u përplas me anën e autobusit kur ai u përpoq të ndryshonte korsinë.

Policia polake konfirmoi në Twitter se një autobus nga Polonia u përfshi në një aksident në Gjermani dhe se shumë njerëz u plagosën. Personeli i policisë polake shkoi në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.