Një foshnje vetëm 5 muajshe ka humbur jetën ditën e sotme, pasi babai e kishte harruar brenda në makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Artës në Greqi.
Sipas mediave helene babai ka harruar foshnjën për disa orë në makinë në sediljen e apsme, kur është kthyer e ka gjetur të pajetë.
Ai është kujtuar pas tre orësh për foshnjën e tij vetëm 5 muajsh dhe kur është kthyer tek makina e ka gjetur fëmijën pa ndjenja.
Foshnja ishte pa ndjenja dhe kishte shkumë nga goja dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua i vdekur.
Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia.