Gjykata federale e Manhatanit doli në përfundimin se Donald Trump duhet t’i paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim E. Jean Carroll për pretendimin e saj se është abuzuar seksualisht.
Donald Trump abuzoi seksualisht me Carroll në një dyqan në Nju Jorkut në vitet 1990, sipas gjykatës.
Po ashtu trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se Donald Trump ka shpifur ndaj E Jean Carroll në një postim të tetorit 2022 në Truth social, ku ai i quajti akuzat e saj një “mashtrim”, shkruan BBC.