Gati tetë orë zgjati takimi mes shefave të landeve dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Pas shumë ndërprerjesh u arrit më në fund një kompromis.
Gati tetë orë zgjati të enjten në mbrëmje takimi mes shefave të landeve dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Pas shumë ndërprerjesh u arrit më në fund një kompromis.
Qeveria Federale në Gjermani premtoi të japë këtë vit një miliard euro më shumë për strehimin dhe trajtimin e refugjatëve. Shtetet federale do të mbështeten në lehtësimin e barrës shtesë të komunave të tyre, siç thuhet në vendimin e Samitit të Refugjatëve, i cili përfundoi të mërkurën, 11.05.2023 në mbrëmje në Berlin.
Deri më tani këtë vit, qeveria federale ka vënë në dispozicion të landeve 2,75 miliardë euro shtesë. Në total, shpenzimet për refugjatët në Gjermani, përfshirë edhe strehimin e refugjatëve nga Ukrainapriten të jenë 16 miliardë euro.
Por qeveria qendrore në Berlin thotë se kjo ndihmë për landet nuk është e përhershme, ndryshe nga ç’kishin kërkuar më parë shefat e 16 shteteve federale në takimin në fjalë. Ky vendim u shty për në nëntor, në mbledhjen e radhës së kancelarit me kryeministrat e landeve.
Në një konferencë shtypi në orët e vona të mbrëmjes, kancelari Olaf Scholz iu referua marrëveshjeve të planifikuara të riatdhesimit me vendet e origjinës, ndërsa duhet të ketë edhe marrëveshje për rrugët e ligjshme të emigracionit. Gjithashtu, sipas Scholz, duhet të promovohet mbrojtja në kufijtë e jashtëm evropianë.
Qeveria federale i ishte referuar më parë miliarda kontributeve që kishte bërë tashmë dhe fillimisht i kishte refuzuar pagesat shtesë. Por landet, si kurrë më parë, u bënë bllok përballë kancelarit dhe kërkuan ndihmë, për përballimin e kostove gjithnjë e më të larta dhe numrin gjithnjë e më të lartë të refugjatëve që hyjnë në Gjermani.
Ministri Federal i Financave, Christian Lindner, kishte theksuar vazhdimisht se qeveria federale nuk mund të shpenzonte më shumë para. “Qeveria federale nuk është e përgatitur të zgjidhë thjesht një problem ekzistues me para,” tha Christian Lindner një ditë më parë./DW