Një dron ukrainas sulmoi një depo nafte në rajonin kufitar rus të Bryansk, ka pohuar guvernatori lokal.
Nga sulmi në objektin pranë qytetit Klintsy, në pronësi të kompanisë ruse të naftës Rosneft, nuk pati viktima, megjithëse një rezervuar u dëmtua pjesërisht, tha guvernatori Alexander Bogomaz në një mesazh në Telegram.
Moska kohët e fundit ka pohuar se Ukraina ka nisur sulme të shumta me dronë në tokën ruse, duke përfshirë një që dyshohet se synonte Kremlinin.
Ukraina mohoi dërgimin e atij droni, për të cilin Rusia pretendonte se kishte për qëllim të vriste Vladimir Putinin.