Albina dhe Familja Kelmendi kanë performuar këtë finale në skenën e Eurovision 2023.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, me këngën “Duje” synon sot suksesin. Përmes vokalit dhe interpretimit brilant, Albina dhe Familja Kelmendi i dha publikut europian një krijim muzikor me traditë të zhanerit baladë me motive nga Ballkani.

Duje është një këngë me tekst të Erjona Rushitit kurse është kompozuar me motive folklorike nga Enis Mullaj.

Mbrëmja e sotme nisi me grupin Kalush Orchestra nga Ukraina pasi u shpallën fitues gjatë vitit të kaluar me këngën “Stefania”. Eventi muzikor po mbahet në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.