Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh, i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente duke sjellë herë pas herë reshje të pakta dhe të izoluara, por nuk mungojnë gjithashtu edhe intervalet me kthjellime ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Ultësirën Perëndimore.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes, po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.