Nga rezultatet e deritashme duket se ne zgjedhjet në Turqi do të ketë një raund të dytë të votimit për të parin e shtetit. Sipas korrespondentit të Al Jazeera ” rezultatet japin indikacione se gjasat janë të mëdha për raund të dytë të zgjedhjeve”.
Al Jazeera po ashtu citon zyrtarët e opozitës duke e akuzuar pushtetin se qëllimshëm e ka filluar numërimin e votave në bastionet e saj.
Kujtojmë se Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, po rrezion që të mos fitojë pa balotazh, pasi vazhdimisht ka rënie në përqindjen e votave.
Kur janë numëruar 75.79 për qind të votave, Erdogan ka 50.76 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu 43.43. Në rast se asnjëri nuk fiton mbi 50 për qind të votave atëherë në Turqi do të ketë balotazh.
Ndërkaq, Sinan Ogan ka vetëm 5.31 për qind, pa gjasa për ta prakur balotazhin. Numërimi po vazhdon, teksa partia republikane pretendon se është 1 përqind përpara.