As Benet Becin dhe as Bardh Spahinë. Një qytetar në Shkodër ka votuar për kryetar bashkie fenomenin Luiz Ejlli, i konsideruar personazh i momentit.

Në fletën e votimit ku ishin të vendosur dy emrat e kandidatëve të PS dhe BF, ai ka shkruar me stilolaps emrin e Luizit duke vendosur kryq në anë të tij.

Benet Beci fitoi bindshëm garën për Shkodrën, duke lënë pas rivalin e tij Spahinë me një rezultat prej më shumë se 11 mijë votash.

Kjo është një kthesë historike për garën në këtë qytet, i cili prej tre dekadash është drejtuar vetëm nga demokratët.