Pak ditë më parë, Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni në zemër.
Ylli i “Terminator” u shpreh se ndihet për mrekulli pasi iu nënshtrua operacionit për të zëvendësuat një valvul të aortës. Kjo është hera e dytë që aktori ka bërë ndërhyrje në zemër gjatë dy viteve të fundit.
Ndërsa së fundmi, 73-vjeçari është parë në super formë fizike, me një maskë në fytyrë ku shkruhej fjala “Voto” pak ditë pas zgjedhjeve.
Në 2018-ën, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvulë pulmonike që u ndryshua fillimisht në 1997 për shkak të një defekti të lindur në zemër.





