Këngëtarja australiane, Iggy Azalea ka shpërthyer ndaj mbështetësve të Donald Trump në rrjetet sociale duke thënë se urren atë dhe të gjithë ata që e mbështesin, duke përfshirë dhe fansat e saj.
Deklarata e saj e rëndë erdhi pasi ripublikoi një meme ku ajo i tregonte Trump gishtin e mesit.
“Kujdes me politikën, Iggy,” e paralajmëronte një nga fansat, të cilit 30-vjeçarja iu përgjigj: “E urrej Donald Trump dhe nëse ti e pëlqen, të urrej edhe ty”.
Por megjithë pikëpamjet e saj të fundit, muzika e Iggy nuk është e dominuar nga politika.





