Bashkëshortja e 58-vjeçarit, Tefik Tashit, që i vrau me sëpatë motrën e saj, Alma Qevanin thotë se zënka ka lindur për motive të dobëta për arsyen “pse kunata nuk i hapi telefonin” e më pas konflikti ka degraduar deri në përdorimin e sëpatës.

Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.

Bashkëshortja e Tefik Tashit: Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar.

Pyetje: Po bashkëshorti me çfarë pune merrej?

Bashkëshortja e Tefik Tashit: Merrej me pastrim. Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty. Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësinë dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkooliziuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty.