Montana është shteti i parë amerikan që ndalon aplikacionin TikTok! Vendimi erdhi pasi SHBA argumenton se ky aplikacion ka qëllime të fshehta, përtej atyre që duket.

“Për të mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve nga Partia Komuniste Kineze, unë kam ndaluar TikTok në Montana”, tha në Tëitter Greg Gianforte, guvernatori republikan i shtetit veriperëndimor prej një milion e gjysmë banorë.

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe shumë politikanë amerikanë argumentojnë se platforma e videove të shkurtra e përdorur nga 150 milionë amerikanë i lejon Pekinit të spiunojë dhe manipulojë përdoruesit, diçka që kompania e mohon kategorikisht.

Grupi i të drejtave civile akuzoi autoritetet shtetërore për censurë.

“Me këtë ndalim, Guvernatori Gianforte dhe Legjislativi i Montanës po shkelin lirinë e shprehjes së qindra mijëra banorëve të shtetit që përdorin këtë aplikacion për t’u shprehur, gjetur informacion dhe promovuar bizneset e tyre të vogla në emër të politikës anti-kineze”, tha Keegan Medrano, drejtuesi i organizatës lokale të të drejtave të njeriut.

Përveç çështjeve të të dhënave personale dhe keqinformimit, politikanët amerikanë fajësojnë aplikacionin edhe për efekte të dëmshme në shëndetin e të rinjve (varësia, depresioni).