Roja bregdetare italiane ka shpëtuar dy të moshuar me helikopter nga çatia e tyre pas shirave të dendur që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajonin Emilia-Romagna.
Nëntë persona janë vrarë dhe disa janë zhdukur pasi 14 lumenj dolën nga shtrati, duke përmbytur 23 qytete.
Niveli i të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të rëndojnë brigjet e dëmtuara.