Pezullohet shembja e hotelit në fshatin Dhërmi të bashkisë së Himarës.
Ka pak çaste që nga godina e hotelit janë tërhequr mjetet e IKMT-së, punonjësit por dhe forcat e FNSH-së.
Shkaku i tërheqjes lidhet me sezonin turistik, pasi ka pasur ankesa nga pronarët e hoteleve të tjera në këtë zonë për shkak të prishjes së qetësisë.
Pritet që aksioni të kryhet pas përfundimit të sezonit turistik të këtij viti.