Moderatorja e njohur, Albana Osmani ishte sot e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora. Ajo foli projektin e saj më të fundit, librin e titulluar “Çika” ndërsa sqaroi edhe shkëputjen e zgjatur nga ekrani televiziv.

Albana tha se televizioni mbetet dashuria e saj dhe do t’i rikthehet por tani do të jetë më selektive dhe do të bëjë zgjedhje më të zgjuara përsa i përket formateve që do të drejtojë.

“Lashë mënjanë edhe sezonin e ri televiziv, nuk i’u qasa ekraneve. Televizioni është një ndër gjërat që di të bëj më mirë dhe e dashuroj, ndihem në kornizën time. Aty do të jem thjesht do të zgjedh zgjuar se televizioni vet ne vetvete kohët e fundit  nuk është më ai që ka qenë dhe do të mendoj se çfarë do të bëj dhe do të zgjedh aty ku unë do të ndjehem më mirë. Unë kam bërë çfarë kam dashur dhe kam prekur të gjitha formatet”– u shpreh ajo.