Ylber Ramadani i ka dhënë lamtumirën Leçes përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori i Kombëtares largohet pas 3 vitesh në klubin e Serisë A dhe tashmë do të vijojë karrierën te Çorum FK, klub që luan në Superligën turke.
“Leçe, shtëpia ime, dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për këto tre vite që i kalova këtu, sikur të kisha jetuar këtu për 30 vjet. Dua të falënderoj drejtorin Corvino Trinchera dhe presidentin. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët e mi që më kanë mbështetur gjatë këtyre tre viteve në Leçe dhe së fundmi tifozët e mrekullueshëm që më kanë mbështetur gjithmonë si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. Ju uroj gjithë të mirat. Do të të ndjek gjithmonë, Leçe”, shkruan Ramadani në rrjetet sociale.





