Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një godinë të braktisur në Durrës, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, banorët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur të shuajnë flakët para mbërritjes së forcave zjarrfikëse.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.





