Ish shoferi në Drejtorinë e Burgjeve, Hamza Tola është dënuar me 2.3 vite burg.
Ai merrte para duke i premtuar personave të ndryshëm se do t’i mbaronte punë, pasi kishte akses dhe njohje në shtet.
Një prej rasteve është kur Kastriot Kreku i kërkoi cerfitikatë pronësie dhe Tola premtoi se do ia jepte në këmbim të 3 mijë eurove, pasi njihte drejtuesen e Kadastrës Sarandë.