Mançester Siti ka arritur të mposhtë Çelsin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Etihad”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Premier Ligës.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga argjentinasi Julian Alvarez në minutën e 12-të. Pavarësisht rasteve të krijuara asnjëra prej ekipeve nuk arriti të finalizonte me gol.

Me këtë fitore, Siti ka grumbulluar 88 pikë ndërsa Çelsi renditet po në vendin e 12-të me 43 pikë.