Mel B, dikur shprehej se Eddie Murphy ishte ‘dashuria e jetës së saj’ por romanca e tyre përfundoi në një sherr në sallën e gjyqit, si dhe një kërkesë tjetër, për më shumë mbështetje për vajzën e tyre.

45-vjeçarja dhe aktori ishin në pritje të fëmijë së tyre të parë, por në atë kohë ai kishte dyshime se kush ishte babai i fëmijës, por testet e atësisë treguan se babai ishte Murphy. 

Mel B, tashmë kërkon që t’i marrë aktorit për fëmijën e saj 13 vjeçe, 21,000 £ në muaj për mbështetje dhe kujdesje, pasi ajo kishte pësuar një rënie dramatike të fitimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këngëtarja e “Spice Girl” dhe Eddie u takuan fillimisht në 2006 në një feste në Beverly Hills, pas divorcit të aktorit me ish-gruan e tij, Nicole Mitchell.

Ajo pohoi se ishte ‘dashuri me shikim të parë’ dhe duke shkruar në kujtimet e saj të vitit 2018, “Brutally Honest”, Mel shprehej: “Ishte sikur një rrymë elektrike 2,000 volt të kishte kaluar mes nesh. Kur ndodhi nuk ishte seks. Ishte si poezi, çdo prekje, çdo puthje çdo kuptim nga ajo lidhje.”

Babai i 8 fëmijëve i kishte kërkuar Mel të martoheshin, pasi dëshironte të krijonte një familje me Mel.

Ajo ishte në pritje të fëmijës së tyre, por romanca e tyre shpejt pësojë krisje dhe marrëdhënia e tyre shkoi drejt fundit. Ishte dhjetori i vitit 2006, kur aktori pretendoi se ai nuk ishte i sigurt nëse fëmija i palindur ishte i tij.