Aktorja durrsake e dashur për publikun, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë më 21 gusht.

Ajo solli në jetë djalin e saj të parë, Amar, të cilin e lindi në Spanjë ku po jeton prej disa kohësh me partnerin e saj.

Aktorja nuk e ka zbuluar ende portretin e vogëlushit, megjithatë nuk i ka kursyer postimet pranë tij në rrjetet sociale.

Dje, ajo ka publikuar një foto me të birin në krahë dhe ka treguar edhe një herë se çmendet nga dashuria për të.

“A ta ha më mirë?”– janë fjalët e saj krahas postimit, duke na bërë kureshtarë për portretin e Amarit të vogël!