Nevina Shtylla është mjaft aktive në rrjetet sociale. Moderatorja e dashur për publikun shqiptar ndan momente me ndjekësit nga jeta personale dhe profesionale.
Së fundmi, ajo postoi një foto e veshur me fustan të zi me pika të bardha në pjesën e barkut duket i fryrë. Kjo ka nxitur ndjekësit të mendojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël.
Por Nevina Shtylla i hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur: “E keni seriozisht domethënë?! Ka dalë në modë kjo pyetje apo si?”
Moderatorja është munduar që të tregohet e rezervuar përsa i përket jetës së saj private dhe të mos zbulojë shumë detaje.
Pak kohë më parë, ajo i dha fund lidhjes disavjeçare me juristin Arbër Myftari.





