Kryeministri Edi Rama ka mirëpitur për herë të parë në Shqipëri Presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shprehur kënaqësinë për ardhjen e Presidentit estonez në vendin tonë, të cilin e ka shoqëruar dhe me disa foto nga pritja.

“Kënaqësi të mirëpres për herë të parë presidentin estonez Alar Karis”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme, Presidenti i Estonisë, Alar Karis është mirëpritur nga Presidenti Begaj në një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit të Republikës, të cilët zhvilluan dhe një konferencë për shtyp.