Aktori i njohur amerikan, Eddie Hassell është ekzekutuar me armë zjarri në mes të rrugës në Teksas.

Mediat e huaja shkruajnë se ai është vrarë me armë zjarri jashtë shtëpisë së të dashurës së tij në periferi të Dallasit rreth orës 1:50 të mëngjesit së djeshëm.

Për shkak të plagëve ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë në spital. Menaxheri i tij ka thënë për “Variety”  se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një vjedhje makinash, megjithëse incidenti ende po hetohet.

Departamenti i Policisë Grand Prairie ka konfirmuar se motivi i të shtënave është i paqartë dhe aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar në paraburgim.

E dashura e Hassell ishte në banesën e saj në kohën kur ai u qëllua dhe nuk e pa sulmuesin. Ishin fqinjët ata që i erdhën në ndihmë aktorit dhe thirrën shërbimet e urgjencës, por ai nuk mundi të mbijetonte.

30-vjeçari është i njohur për rolin e tij në filmin e nominuar për çmimin Oscar në 2010, “The Kids Are All Right”. Eddie Hassell mbahet mend dhe për rolet e tij në serialin “Surface” dhe atë në filmin biografik për themeluesin e Apple, Steve Jobs.