Rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se qyteti i gurtë është gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët dhe vallet e të gjithë krahinave shqiptare.
“Mirëmengjes dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.