Është shoqëruar me tensione dhe debate shorteu publik për ndarjen e 18 apartamenteve të njërit prej pallateve të rindërtuara në Durrës, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Bëhet fjalë për pallatin 8 katësh, të rindërtuar në rrugën “Telat Noga”, Njësia Administrative nr.4, Durrës. Në bazë të rregullores së shorteut, fillimisht duhet të përzgjedhin apartamentet familjarët që kanë invalidë apo pensionistë në certifikatën familjare, por shumë nga pjesëmarrësit kërkuan që ky shorte të zhvillohej i lirë.

Pas rreth 4 vitesh të mbetur pa shtëpi prej tërmetit, 18 familje të kësaj banese kolektive do t’i gëzohen apartamenteve të reja. Banorët shprehen të kënaqur me punimet e realizuara për ndërtimin e pallatit 8-katësh në po të njëjtin vend.

Po sot, në ambientet e bashkisë u hodh shorteu publik për ndarjen e 17 apartamenteve në banesën kolektive Nr. 21, në rrugën “Isuf Molla”, Njësia Administrative Nr.2, Durrës, .

M.B.