Ditën e premte, kur tërmeti i fuqishëm 6.9 ballë tundi fort Turqinë, në zonën më të prekur të këtij shteti, Izmir ndodhej edhe aktorja e njohur turke, Serenay Sarikaya. 

Sarikaya ka rrëfyer përmes një postimi në Twitter se në momentin e tërmetit ka qenë në rrugë me të ëmën ndërsa shprehu ngushëllime për jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

“Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”-shkroi aktorja.

Deri më tani, numri i viktimave ka arritur në 83 dhe mbi 900 ai i të plagosurve, ndërsa me mijëra janë banorët e mbetur të pastrehë.