Princi William ka luftuar me koronavirusin në muajin prill, vetëm disa ditë pasi babai i tij Princi Charles ishte infektuar, por kjo gjë është mbajtur e fshehtë për mediat dhe publikun.
Burime pranë Pallatit Kensington kanë thënë për BBC se ai e ka kaluar koronavirusin që në muajin prill. William madje ka patur vështirësi në frymëmarrje, por e mbajti të fshehtë diagnozën e tij sepse nuk donte të alarmonte popullin .
Në të njëjtën kohë me Princin William u infektua edhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, i cili qëndroi i shtruar disa ditë në spital në kujdesin intensiv për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.





