Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori i njohur italian. Gigi Proietti.

Proietti u nda nga kjo botë pikërisht në ditëlindjen e tij, më 2 nëntor, kur ai mbushi 80 vjeç.

Karriera e tij 50-vjeçare, përfshin role të shumta nga kinemaja në teatër.

Një artist unik , padyshim një showman absolut, mësues për më të rinjtë, regjisor dhe organizator.

Kjo është dëshmi e aktivitetit të tij që përfshin 42 filma, 51 shfaqje teatrale përfshirë 37 si regjisor, ndërsa regjistroi 10 albume solo dhe drejtoi 8 opera.