Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar akti në lidhje me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore.
Ajo bëri me dije se akti është tërësisht i përafruar me Bashkimin Europian dhe do të vlejë nga ky vit deri në vitin 2027.
“Bujqësia ka miratuar një akt që ka të bëjë me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore, Është hera e parë që e miratojmë, tërësisht i përafruar me BE. E konsiderojmë këtë dokument tejet të rëndësishëm. Ka të bëjë me sigurinë ushqimore nga 2023-2027. Ne nisim këtë vit procesin screening. Kjo ndahet në 3 pjesë, rregullatorë, aspekti i agro përpunuesve, agro industrisë për ushqime të sigurta dhe konsumatori i cili përmes vetëdijes, krijon një sensibilitet të lartë për evidentimin e problematikave në tregje.”- tha Krifca.
Ndër të tjera, Ibrahimaj bëri me dijse duke filluar nga java e ardhshme, të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat e pagës për punonjësit për muajin prill dhe maj. nga muaji tjetër do të marrin pagat e rritura sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Kemi diskutuar për çështjen e zbardhjes së VKM për pagat dhe udhëzimit. Janë gati dhe nga java e ardhshme të gjitha institucionet do vazhdojnë të paguajnë shtesat për pagat sa i përket muajit maj dhe prill. Do jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërkohë që nga muaji i ardhshëm do paguhen pagat e plota të reja siç janë të pasqyruara në VKM.