Pavarësisht se nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja Elvana Gjata ditën e sotme ka treguar se po kalon kohë me njerëzit më të dashur.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një foto teksa babai i saj i dhuron disa lule shumë të bukura. E veçanta e tyre është se lulet duken të këputura në natyrë posaçërisht për Elvanën.
“Vajza e babait. Lulet më të bukura mi jep ti”, shkruan Elvana Gjata.





