Presidenti Bajram Begaj gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialogun ka pasur takime të veçanta ma homologët e tij të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe të Kroacisë.

Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për moslejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.

Gjatë takimeve, Presidenti Begaj ndau me presidentët vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.