Ndërsa ende janë të paqarta detajet që çuan në regjistrimin dhe publikimin e videos intime të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, Prokuroria e Posaçme ka nisur tashmë hetim jo vetëm për ish-kryebashkiakun, por edhe për gruan që shihet në video.

E identifikuar tashmë publikisht, bëhet me dije se nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit gruaja në fjalë në vitin 2021 ka themeluar një kompania me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”.

Prokuroria e Posaçme po heton edhe aktivitetin e saj, sikurse bëhet me dije nga Balkanweb.

SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në Bashkinë e Kukësit gjatë kohës që institucioni është drejtuar nga Safet Gjici për të parë nëse gruaja në fjalë ka marrë ndonjë tender apo projekt në emër të kompanisë së saj apo personave të tretë, çka nënkupton se po hetohen edhe kontratat e fituesve te tenderave me kompanitë nënkontraktore.