Mbi 30 mijë maturantë ditën e sotme po i nënshtrohen provimit të lëndëve me zgjedhje. Vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit, në rrjet është duke qarkulluar teza e provimti të Ekonomisë.

Kjo nuk është hera e parë që teza e provimit qarkullon në rrjet, vetëm disa minuta pasi maturantët fillojnë testimin.

Edhe tezat e provimit të Gjuhës së Huaj, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, apo edhe të Matematikës u publikuan 30 minuta pasi maturantët filluan provimin.