Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i valëvë të të nxehtit afrikan në Shqipëri duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit.
Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore lindore si edhe pjesërisht në zonat e ulëta duke lënë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët. Edhe gjatë natës moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 1 ballë.