Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit, të cilët kundërshtonin vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompentencë në Prokurorinë e Tiranës.

GVendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Familjaret e 21 Janarit kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim te Prokuroria e Tiranës, mirëpo Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 Janarin.

Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Ai theksoi se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK, siç ata kërkojnë.