Atletja shqiptare, Eva Buzo ka folur nga spitali pas disa orësh nën mbikëqyrje të stafit mjekësor. Ajo përfundoi në spital, pas 28 orësh not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës, pasi e pickoi një kandil.

Nëpërmjet një videoje të postuar nga spitali ku po trajtohet, Buzo thotë se është në gjendje të mirë.

“Përshëndetje të gjithëve thjesht një mesazh i shkurtër, jam shumë mirë! Kam notuar për një kohë të gjatë dhe dua një pica të madhe. Po më mbajnë në mbikëqyrje dhe do të kontaktoj sërish me ju sa më shpejt të mundem. Çfarë noti!”, shprehet Eva Buzo.