Sipas MeteoAlb pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane nga territori shqiptar duke sjellë një freskim të lehtë të motit. Megjithatë orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndersa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, here pas here priten edhe rrebeshe. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.