Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë i ka dhënë disa udhëzime qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në Rusi.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministria ka vënë në dispozicion numrat e telefonit të ambasadës shqiptare. Ky veprim vjen pas situatës së krijuar në shtetin rus ku grupi Wagner kërkon të largojë nga pushteti Presidentin Vladimir Putin.