Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit vajzës që shfaqet në skandalin seksual.

Gjici është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Ndërkohë ndaj Alma Kaçit është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, për veprën penale të korrupsionit aktiv.

Safet Gjici u arrestua të shtunën pasdite në një lokal pranë banesës së tij në zonën e Vilave gjermane në Tiranë.