Zbardhet dëshmia e ish kreut të bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i arrestuar për akuzen e korrupsionit pasiv pas publikimit të video-skandalit.
“Nuk ka projekt, nuk e kam shkelur ligjin. U ndëshkova për gabimin që kam bërë, e mora dënimin. Rashe ne kurthin e atyre qe nuk me duan”– mësohet të ketë thënë sot Gjici gjatë seancës në GJKKO.
Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.
Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit.