Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magnitudës mbi 4 të shkallës Rihter.
Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore turke ka bërë me dije se janë shënuar 12 viktima, 1 prej të cilëve është mbytur. Ndërkohë që 419 persona janë plagosur si pasojë e shembjes së godinave.
Kërkimet vijojnë në 17 godina të dëmtuara në Izmir.