Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar në Izmir. Në një postim në mediat sociale, Edrogan shprehet se e gjithë qeveria është me qytetarët që janë prekur nga tërmeti.

Më tej Presidenti shton se ka filluar puna për të marrë të gjitha masat e nevojshme për nisur operacionet në zonat e prekura.

Ne jemi me qytetarët tanë të prekur nga tërmeti me të gjitha mundësitë e shtetit tonë. Ne morëm masa për të filluar punët e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë të lidhur”, shkruan Edrogan.

Ky reagim vjen pak minuta pasi në Izmir u ndjenë lëkundje të forta me magnitudë 7 të shkallës rihter, ku janë shkatërruar shumë ndërtesa.