Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në datën 20 korrik seancën e radhës për Gerti Shehun, 31 vjeçarin që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit në Tiranë, në të njëjtën ditë kur mbahej samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor

Bëhet me dije se shkak për këtë është bërë mungesa e ttë dëmtuarit në seancë, në këtë rast e Sali Berishës. Ndërkohë Prokuroria  ka kërkuar më herët shtrim të detyrueshëm ne spitalin psikiatrik për Shehun.

Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur. Kujtojmë që 31-vjeçari Gerti Shehu, me origjinë nga Tepelena dhe banues në Tiranë, më 6 dhjetor ka goditur me grusht Sali Berishën, i cili kishte dalë në protestë me mbështetësit e tij, ditën që në Tiranë mbahej edhe samiti i BE. Gert Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.