Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter, deri tani ka shembur 6 godina në qytetin turk, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.

Flitet për viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5 të shkallës Rihter.