Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut. Kolegji vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa nuk ka të drejtë që emërohet në sistemimin e drejtësisë për 15 vite.
Pesë gjyqtarët e kryesuar nga Sokol Çomo, relator Luan Daci, anëtarë Albana Shtylla, Artan Hajdari dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama me shumicë, vendosën; 5 kundra kërkesës së Komisionerit Publik dhe 5 pro kërkesës së Llallës duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16 shkurt 2018 për ndërprerjen e Vettingut.