Është zbardhur një nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në qarkun e Elbasanit që merreshin me trafikim të lënëve narkotike.
Një prej të arrestuarve, Hekuran Gjeli ka komunikuar me agjendin e vendosur grupi hetimor, ku trafikanti i garanton se cilësia e kokainës është shumë e mirë.
Pjesë nga përgjimet
Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti “K”: E mir ishte vlla.
Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti “K”:Jo ishte i mirë me verte ky.
Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.
Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.
Agjenti: Hajt.
Kujtojmën që nga ky operacion kanë rënë në pranga 45 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 prej tyre. Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar , lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, një armë zjarri tip automatik, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane.
Sipas policisë, nga hetimet tremujore është zbuluar se grupet kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike kishin ndarë territorin ku vepronin në zona të ndryshme.