Durrës, 3 korrik 2023
Sipas Meteoalb, dita sot do të nisë me alternime kthjellimesh si dhe vranësira ku kthjellime më të theksuara do të ketë në vijën bregdetare.
Ndërkohë vranësira më të shpeshta do të ketë në mesditë në skajin verior si dhe në zonat përgjatë kufirit lindor duke sjellë momente me reshje shiu.
Ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe gjatë mesditës duke regjistruar vlerën minimale 15 gradë Celsius, ndërsa maksimumi në mesditë 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h në drejtimin veriperëndimor.