Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Klodian Çalamanin, i cili përdhunoi dhe vrau në mënyrë makabre 8-vjeçarin Mateo Vasiu në Fier.
Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopata.
Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor në vitit 2021 ne fshatin Greçalli te Fierit.
Mateo Vasiu, 8-vjeç po luante me biçikletën e fqinjit të tij në rrugët e fshatit Greçalli të Fierit, kur u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij, në 16 Nëntor të vitit të kaluar.
Ngjarja e rëndë u zbulua nga familjarët e të miturit, ku pas kontrolleve të policisë, trupi i 8-vjeçarit u gjet i groposur, në oborrin e banesës së Çalamanit.